image Takimi i radhës për “Open Balkan” mbahet në Shkup

Shqipëri

Takimi i radhës për “Open Balkan” mbahet në Shkup

news image

Takimi i radhës së “Open Ballkan” do të mbahet në Shkup.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili vuri edhe disa pika që duhen arritur deri në takimin e radhës.

Në fund, Rama ia la fjalën personit që do të çelë samitin e Shkupit, Dimitar Kovaçevski. Duke folur për të, Rama tha se prandaj jeta është e bukur në Ballkan pasi mund të ndodhë gjithçka dhe jo si në BE ku dihet se çfarë do të ndodhë dhe se çfarë jo.

“Tri pika nga ana ime. Uroj së pari në fund të shkurtit, kur ne të kemi takimin tjetër, përfaqësuesit e universiteteve në fushën e bujqësisë, të vijnë, të bashkohen me ne për të nënshkruar një marrëveshje mes tyre, e cila do të përfshijë bashkëpunimin në nivelin e programeve të tyre dhe të aktiviteteve të tyre dhe po kështu për të pasur një bashkëpunim që të shtrihen e të komunikojnë edhe me rrjetin akademik të BE-së“, tha ai.

“Së dyti, do të uroja fort që të dy ministrat që folën si edhe pala e Maqedonisë së Veriut të sigurohen që në fund të Shkurtit ne të kemi më shumë lajme të mira për t’u dhënë njerëzve sa u takon kufirit. Duhet të sigurohemi që gjithkush që merr rrugën për të shkuar nga një vend tek tjetri, e tek tjetri sërish të ketë të njëjtin rrugë të thjeshtë, pra të udhëtojnë siç mund të udhëtonin nga një pikë në tjetrin brenda një vendi. Pra asnjë barrierë tarifore dhe jo tarifore”.

“Kemi mësuar duke punuar se ajo çfarë mund të bësh nëse përqendrohesh vërtetë për dy ditë mund mos ta bësh as për dy vjet. Kështu që le ta bëjmë. Së treti do ia jap fjalën dikujt që dua ta përmbyllë këtë takim dhe do të çelë samitin në Maqedoninë e Veriut. Jeta është e bukur në Ballkan. Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk është si në BE që ti e di se çdo ndodhë dhe nuk do ndodhë. Kështu që kolegut tonë të dashur dhe të nderuar të ardhshëm, flas edhe në emër të Aleksandrit, i jap fjalën të thuash ç’të dëshirosh”, tha Rama./GazetaSinjali/