Nga dita e djeshme është raportuar se sot do të takohen përfaqësues të BSPK-së dhe ata të Qeverisë për të tentuar arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e grevës dhe rifillimin e procesit mësimor.
Por ky takim, ani pse i paralajmëruar nuk është zhvilluar. Sinjali ka kontaktuar me përfaqësuesin e SBAShK-ut, Fejzullah Vranofcin.
Sipas tij Qeveria në vazhdimësi është duke i injoruar kërkesat e tyre dhe se takimi i planifikuar për ditën e sotme ka dështuar për shkak të mungesës së seriozitetit nga institucionet e vendit.
“Ne kemi pasur marrëveshje për një takim për sot me zyrtarë të Qeverisë, por nuk ndodhi për fajin e tyre. Ata po na injorojnë vazhdimisht dhe kjo situatë ëshë për të ardhur keq sepse ne nuk e meritojmë këtë tretman nga ana e tyre”, tha Vranofci për Gazetën Sinjali.
Zyrtarë të BSPK-së në vazhdimësi kanë përsëritur gatishmërinë për të negociuar dhe se janë në pritje të dritës së gjelbër nga Qeveria e Kosovës.