image Takimi i gjashtë i grupeve punuese për targat, Lajçak zbulon detajet

Politikë

Takimi i gjashtë i grupeve punuese për targat, Lajçak zbulon detajet

news image

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i grupeve punuese për targat, ka njoftuar Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se ekspertët e BE-së i kanë ndihmuar delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike.

Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e gjashtë të Grupit Punues për Targat. Ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. Tani është koha për t’u angazhuar në gjetjen e interesave të përbashkëta”, ka shkruar Lajçak.

Zbatimi i marrëveshjes për targat ka filluar më 4 tetor të vitit të kaluar, e cila parasheh parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa.

Pas vendosjes së reciprocitet për targat e veturave nga Serbia, serbët bllokuan dy pikëkalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak për 13 ditë.

/GazetaSinjali/