image Takimi Erdogan-Putin, fokusi do të jetë marrëveshja e grurit të Detit të Zi

Botë

Takimi Erdogan-Putin, fokusi do të jetë marrëveshja e grurit të Detit të Zi

news image

Presidenti turk Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin do të fokusohen në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën, ndërsa Turqia kërkon të rikthejë Moskën në marrëveshje, tha këshilltari kryesor i Erdoganit për politikën e jashtme.

Këshilltari kryesor për politikën e jashtme dhe sigurinë e Erdoganit, Akif Cagatay Kilic, tha në një intervistë në kanalin televiziv A Haber:

Ne luajmë një rol udhëheqës këtu. Ne shohim mbështetje të fortë nga e gjithë bota për realizimin e korridorit të grurit.

Statusi aktual (i marrëveshjes së grurit) do të diskutohet në samitin të hënën. Jemi të kujdesshëm, por shpresojmë të arrijmë sukses sepse kjo është një situatë që prek të gjithë botën.

Dronët rusë goditën infrastrukturën portuale të lumit Danub që është kritike për eksportet e grurit të Ukrainës, duke plagosur të paktën dy persona në sulmin në pjesët jugore të rajonit të Odesa të dielën, thanë zyrtarët ukrainas.

Danubi është bërë rruga kryesore e Ukrainës për eksportimin e grurit që nga korriku, kur Rusia u largua nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, e cila i kishte dhënë një kalim të sigurt eksporteve të Kievit të drithërave, farave vajore dhe vajrave bimore nëpërmjet Detit të Zi.

/GazetaSinjali/