Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Britaninë e Madhe. Kurti gjatë kësaj kohe ka zhvilluar takime me zyrtarë britanikë.
Kryeministri Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka folur sërish për takimin e tij me kryediplomatin britanik, James Cleverly.
“Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Kurti.
Kurti nuk ka përmendur kërkesën e ministrit të ri britanik, për kurajë dhe kompromis në dialogun me Serbinë.
Më tutje, ai ka thënë se ka takuar edhe disa deputetë, për të cilët, thotë se i premtuan përkrahje për Kosovën në Këshillin e Evropës, NATO e institucione ndërkombëtare.
“Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, tha kryeministri Kurti
Kreu i Qeverisë bëri të ditur se ka takuar edhe sekretarin për Punëve të Jashtme, David Lammy.