image Tajani flet me Kurtin e Vuçiqin: Tash vazhdojeni rrugën drejt normalizimit të plotë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Tajani flet me Kurtin e Vuçiqin: Tash vazhdojeni rrugën drejt normalizimit të plotë

news image

Zëvendëskryeministri i Italisë Antonio Tajani, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme, nëpërmjet një postimi në Twitter ka theksuar se Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre pasi arritën një marrëveshje që i dha fund një mosmarrëveshjeje dyvjeçare për targat e makinave.

Zv.kryeministri italian theksoi se kanë biseduar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët i ka përgëzuar për marrëveshjen.

“Tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë, tha Tajani.

Shefi i diplomacisë italiane  shtoi se “e ardhmja e Ballkanit është në Evropë dhe Italia është e gatshme të luajë një rol udhëheqës në rajon”.

/GazetaSinjali/