image Taip Erdogan reagon ndaj vendimit të UEFA-s

Futboll

Sport/ Taip Erdogan reagon ndaj vendimit të UEFA-s

news image

UEFA ka nisur hetim ndaj Turqisë për shkak të përshëndetjeve ushtarake pas fitoreve në kualifikueset e Evropianit. Skuadra turke respektonte në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë, e cila atë kohë ishte në luftë me Sirinë dhe ngjalli polemika të shumta në mbarë botën.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili e ka konsideruar të padrejtë vendimin e UEFA-s për të nisur një hetim karshi skuadrës turke.

Ai tha se UEFA ka një qasje politike dhe hetimi për festimin është një diskriminim.

Është një hetim diskriminues dhe i padrejtë. Është e drejta e futbollistëve për të respektuar ushtarët e vendit të tyre pas një fitoreje. Një sportist që na përfaqëson jashtë, i nënshtrohet fillimisht ushtrisë. Kjo ishte një qasje politike ndaj Kombëtares sonë dhe klubeve turke”, u shpreh Erdogan.