Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit serb për t’i dërguar forca të sigurisë në veri të Kosovës.
Tahiri në profilin e saj ka shkruar se Vuciqi paska marr urdhër nga Putini për t’i çuar forcat ushtarake në veri të Kosovës dhe mbase në gjithë Ballkanin.
“Nuk është rastësi që debati i analistëve ndërkombëarë këto ditë parajajmërojnë se Ballkani është fushëbeteja e radhës pas luftës së Ukrainës”, ka thënë ish- kryenegociatorja e Kosovës.