Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit, votën e 61-të të Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri ka thënë se më në fund vendi po shkon drejt zgjedhjeve të lira, ku thotë se populli do të zgjedh qeverisjen që i nevojitet, të cilën, sipas tij, do t’ia ofrojë PDK.
“Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet. Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/