image Tahiri tregon se sa persona mund të dalin pozitivë me koronavirus sot

Shëndetësi

Tahiri tregon se sa persona mund të dalin pozitivë me koronavirus sot

news image

Sot në Vushtrri do të testohen 52 persona, ku pritet që numri i të infektuarve të jetë dyshifror.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, në RTV Dukagjin.

“Sot kemi 52 teste të reja, mund të kemi numër dyshifror të të infektuarve. Pastaj në ditët e ardhshme mund të kemi lajme të mira, rënie të rasteve”, tha Tahiri, derisa shpreson se 7 pacientë të konfirmohen sot si të shëruar nga koronavirusi.

Dy vushtrrias janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, derisa Tahiri bën të ditur se po gëzojnë shëndet të mirë dhe se sot pritet ritestimi i tyre.

“Presim ritestimin, ndoshta njëri prej tyre është shëruar sot”, tha Tahiri.

Në Vushtrri sot janë 120 raste aktive me koronavirus./Gazeta Sinjali/