Sot në Vushtrri do të testohen 52 persona, ku pritet që numri i të infektuarve të jetë dyshifror.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, në RTV Dukagjin.
“Sot kemi 52 teste të reja, mund të kemi numër dyshifror të të infektuarve. Pastaj në ditët e ardhshme mund të kemi lajme të mira, rënie të rasteve”, tha Tahiri, derisa shpreson se 7 pacientë të konfirmohen sot si të shëruar nga koronavirusi.
Dy vushtrrias janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, derisa Tahiri bën të ditur se po gëzojnë shëndet të mirë dhe se sot pritet ritestimi i tyre.
“Presim ritestimin, ndoshta njëri prej tyre është shëruar sot”, tha Tahiri.
Në Vushtrri sot janë 120 raste aktive me koronavirus./Gazeta Sinjali/