image Tahiri thotë se Kurti synon kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”

Kosovë

Ministri/ Tahiri thotë se Kurti synon kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”

news image

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka komentuar takimin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit me sidikalistët, që u mbajt gjatë ditës së djeshme.  

Sipas Tahirit, kandidati për kryeministër nga VV, me këtë takim, siç thotë ai, synon fillimin e kapjes së shtetit përmes “kapjes së sindikatave”.

Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”. Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë”, ka shkruar ndër të tjera ministri në detyrë.

Postimi i plotë i Ablard Tahirit në Facebook:

“Albin Kurti, ende pa marrë mandatin për të drejtuar ekzekutivin, dje organizoi një takim me sindikatat e vendit për t’i mësuar se si duhet të sillen dhe sa të forta duhet të jenë në mbrojtje të të drejtave të tyre. Që nga themelimi i saj, Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë pretenduar se përfaqësojnë masën kolektive të asaj çfarë është një shoqëri solide. Por tashmë kur pritet ta themelojë qeverinë që do ta drejtojë vetë, Kurti u kujdes që në vigjilje të hapave të tij si kryeministër i ardhshëm, të marrë masa për të neutralizuar instrumentin më të fuqishëm të përfaqësimit të nevojave kolektive të punëtorëve, sindikalizmin. Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”. Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë. Ai tashmë e di se koha e liturgjisë ka marrë fund dhe koha e përgjegjësisë për të është e kudo ndodhshme. Por ai megjithatë nuk duhet të harrojë se sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit, veçse kundërvënëse ndaj tij për të drejtat e tyre legjitime.”/Gazeta Sinajli/