image Tahiri thirrje Kurtit e Vitisë: Ejani sot në seancën e Kuvendit dhe ballafaqohuni me përgjegjësitë

Politikë

Tahiri thirrje Kurtit e Vitisë: Ejani sot në seancën e Kuvendit dhe ballafaqohuni me përgjegjësitë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që sot të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të diskutohet për pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, thotë se meqenëse pandemia është prioritet, Kurti e Vitia nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër para pjesëmarrjes në seancë.

“Meqenëse pandemia është prioritet absolut për shkak rrezikut direkt që vjen me të, sot kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësisë Vitia, nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër, para pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit. Megjithëse e kanë ditur tashmë, nëse paraprakisht nuk e kanë vënë në agjendë, i ftoj që këtë ta bëjnë tani, në mënyrë që të vijnë në Kuvend e të ballafaqohen me përgjegjësitë e tyre”, ka shkruar Tahiri.

/Gazeta Sinjali/