image Tahiri: Të shtunën i shkova në zyrë Glaukut, i thash se nuk duam të dëgjojmë për 'patriotizma'

Politikë

Tahiri: Të shtunën i shkova në zyrë Glaukut, i thash se nuk duam të dëgjojmë për ‘patriotizma’

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se të shtunën ka shkuar te kryeparlamentari, Glauk Konjufca, për t’i treguar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën urgjente të së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri thotë se Konjufcës i ka thënë se nuk dëshiron të dëgjojë “patriotizma”.

“E keni pa që pozicioni i AAK-së për referendumin ka qenë parimor. Ia kemi dhënë mbështetjen qeverisë në raport me këtë temë. Nuk kemi leju që të derivojë në tema të tjera. Po e bëj publike sot, kam shku te kryetari i Kuvendit dhe i kam thënë se nëse kjo seancë kthehet në seancë ku deputetët tregojnë se cili është më patriot se tjetri atëherë ne do të flasim për gabimet që i ka bërë kjo qeveri. Menaxhimi i situatës edhe në temën e fundit është shumë i dobët, është politikë para aktit të krymë”, ka thënë Tahiri./GazetaSinjali/