image PDK: Seanca e së shtunës ishte tallje me deputetët e opozitës - Sinjali

PDK: Seanca e së shtunës ishte tallje me deputetët e opozitës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se seanca e së shtunës e mbajtur kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka qenë e panevojshme dhe ata e kanë parë si tallje me deputetët e opozitës.

Për këto arsye ai tha se nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë në një konferencë për media tha se “Seanca ka qenë e panevojshme dhe unë e kam pa më shumë si tallje me deputetët e opozitës. Pikërisht sa i përket kësaj tallje, nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e një seancë të tillë”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin