image Tahiri: Qeveria Kurti legalizoi targat KM, duhet mu ndi të turpëruar

Politikë

Tahiri: Qeveria Kurti legalizoi targat KM, duhet mu ndi të turpëruar

news image

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti legalizoi targat KM në Kosovë.

Ne si parti opozitare mbështetëm vendimin e Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë, sepse kur jemi përballë Serbisë e kemi çu mesazhin që duhet të jemi të bashkuar. Por dy javë prapa, jemi në një situatë krejt tjetër. Për dy dekada rresht qeveria serbe ka lëshuar targa ilegale për qytetarët serbë në Kosovë. Asnjëherë nuk janë pranuar nga Republika e Kosovës. Qeveria jonë, arriti të përfundojë në marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme në Bruksel. Marrëveshje që i legalizoi targat KM, PR, PZ, etj. Ku përfunduam sot, sot jemi me këto targa.  Duhemi me u ndi të turpëruar, të gjithë“, ka thënë Tahiri

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje në Bruksel, Serbia “lëshon targa për katër qytetet të Republikës së Kosovës”. /GazetaSinjali/