Sot ka filluar seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për temën e hapjes së arkivave të UÇK-së. Sipas tij, një gjë të tillë duhet ta kërkoj Kosova nga Serbia.
“Deklaratën skandalozë për arkivin e UÇK-së, kryeministër po ta përkujtoj se kriminelët e luftës janë Millosheviqi, Arkani e shumë të tjerë që kanë kryer krime në luftë. Kryeministër prej Vuçiqit duhet të kërkosh hapje të arkivave e mos e legjitimo krimin e tyre që e kanë bërë në Kosovë”
“Mos të devijohet nga dialogu sepse në dialog duhet të kërkohet njohja reciproke”, u shpreh Tahiri. /Gazeta Sinjali/