image Tahiri për rastin e Berishajt: Heshtja e krerëve shtetërorë, dëshmi se janë hisedarë në aferë

Politikë

Tahiri për rastin e Berishajt: Heshtja e krerëve shtetërorë, dëshmi se janë hisedarë në aferë

news image

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se afera e Martin Berishës është kryelajm në Slloveni.

Tahiri përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka thënë se është e çuditshme se pse po heshtin presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Tutje ai shton se mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë.

Postimi i plotë:

“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e “çuditërisht” krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë” shkruan Tahiri në reagim.

/GazetaSinjali/