image Tahiri për Kurtin: E ka lutur Brukselin që të mos e publikojë Asociacionin

Politikë

Tahiri për Kurtin: E ka lutur Brukselin që të mos e publikojë Asociacionin

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e mbajtur të fshehtë procesin e dialogut me Serbinë e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë.

“Qasja e Kurtit që po e mban procesin e dialogut dhe dokumentin krejt fshehtas jashtë syve të opinionit e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë edhe në kuptimin e demokracisë së lënduar… Kurti nuk i nxjerrë dokumentet”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se Kurti e ka lutur Brukselin të mos e publikojë draft-statutin e Asociacionit në mënyrë që ai të blejë kohë ta ndërtojë fjalorin manipulativ.

“Është hera e parë që Brukseli nuk e bën publike dhe mendoj që më tepër ka qenë si ndonjë rezultat i ndonjë lutje të Kurtit që mos ta botojnë menjëherë në mënyrë që ai të blejë kohë ta ndërtojë fjalorin manipulativ. Atij i duhet ta përgatisë opinionin dhe të mashtrojë aq sa mundet sepse ai e ka ndërtuar këtë pushtet mbi bazën e kundërshtimit të Asociacionit, pra tani e ka pranuar. Nëse menjëherë do të dilte dokumenti do të ishte shok për ata që i besuan dhe tani u zhvesh lideri i tyre nga manipulimet dhe populizmat por nuk po guxon ta nxjerrë dokumentin”, tha Tahiri në RTV Dukagjini.

/GazetaSinjali/