Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka zbuluar se është kërcënuar me grua dhe fëmijë nga një person, për siç ka thënë, debatin e partisë në pushtet për punën e armës me shurdhues .
Tahiri ka thënë se për këtë e ka edhe konfirmimin e Policisë.
Këtë deklaratë, Tahiri e dha pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri Hekuran Murati, ia përmendën punën e armës me shurdhues.
“Për punën e shurdhuesve, nuk e kam thanë asnjëherë më herët, duke i përmend ju, unë e kam marrë një kërcënim që e kam denoncuar në Polici, kërcënojnë në grua dhe fëmijë”, ka thënë Tahiri.