Kanë kaluar pesë vite qëkur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por Kosova vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave.
Ish-kryenegociatorja e Republikës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri derisa ka shpërndarë një fotografi të momentit se kur është nënshkruar kjo marrëveshje, ka thënë se nuk është punuar sa duhet për t’i përmbushur obligimet që do t`i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim.
“Ishim shumë të gëzuar pesë vjet më parë kur e nënshkruam Marrëveshjen Stabilizim Asocim që vendosi Kosovën në rrugën zyrtare të integrimit evropian. Por nuk punam si duhet për t’i përmbushur obligimet që sot do t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për antaresim. Dhe kjo punë ka qenë e jona, e institucioneve të Kosovës. Derisa me të drejtë fajesojmë BE për mosliberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës, për punën e MSA fajet dhe dështimet janë tonat”, ka thënë Tahiri./ Gazeta Sinjali/