image Kurti e quan moment historik nënshkrimin e 11 marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut

Politikë

Kurti e quan moment historik nënshkrimin e 11 marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar historike mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë të përbashkët për media, Kurti tha se kanë arritur 11 marrëveshje, të cilat vlerëson se janë në të mirën e jetës së dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.

“Këtë vit Maqedonia e Veriut ka kremtuar 30 vjetorin e pavarësisë, si dhe Kosova e kremtoi 13 vjetorin e pavarësisë së saj, kjo është mbledhja e parë që është mbajtur midis dy qeverive tona për ta intesifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha. E falënderoj kryeministrin Zoran Zaev për pritjen e përzemërt dhe për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët.”

Më lejoni të shpreh ngushëllime të sinqerta për vdekjen e 14 personave në Spitalin modular të Tetovës. Ngushëllime edhe për familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Në mbledhjen tonë biseduam edhe për bashkëpunimin në këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi për të dyja shtetet. Kjo mbledhje është shprehje e vullnetit për një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy shteteve”, ka thënë Kurti.

“Si vende me synime të përbashkëta për integrim evropian e kuptojmë se luftimi i krimit dhe korrupsionit është parakusht i rëndësishëm andaj edhe biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë drejtim.”/Gazeta Sinjali/