image Tahiri: Nuk i kemi problem akuzat e kryeministrit Kurti

Politikë

Tahiri: Nuk i kemi problem akuzat e kryeministrit Kurti

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dalë në konferencë për media pasi nuk u miratua mocioni i kësaj partie për vazhdimin e debatit për energjinë elektrike, shkruan Sinjali.

Tahiri tha se janë duke e përcjellur me shqetësim jashtëzakonisht të madh qasjen e Qeverisë dhe kryeminsitrit Kurti.

“Nuk i kemi problem akuzat e Kurtit, as për 20 vjet. Sepse sipas tij në Kosovë më mirë është me jetu në kohën e Millosheviqit sesa kur u shpall pavarësia.

Ai tha se Kosova do të jetë një ndër 10 vendet që do të paguajnë energjinë elektrike më së shtrenjti.

/GazetaSinjali/