image Tahiri mesazh Kurtit: Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje pa njohje reciproke

Politikë

Tahiri mesazh Kurtit: Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje pa njohje reciproke

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovë në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i ka dërguar një mesazh Kurtit, një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje që nuk ka njohje reciproke me Serbinë.

Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës.

Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve.

/GazetaSinjali/