Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka postuar fotografinë e një nga zjarrfikësit që ka protestuar para Qeverisë, i cili mban në dorë një pankartë ku krahason rrogën e tij me rrogën e Gani Jakupit, këshilltar i jashtëm në ambasadën e Kosovës në Belgjikë.
Tahiri ka shkruar se “Kosova nën qeverisjen e VV-së është parajse për matrapazët e ferr për punëtorët”.
“Kosova nën qeverisjen e Vetëvendosjes – parajsë për matrapazët, ferr për punëtorët”, ka shkruar Tahiri sipër fotografisë.