image Tahiri kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës

Politikë

Tahiri kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces.

Tahiri, më vonë, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndër të tjera kërkova që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor. Theksova se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren. Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë”, shkroi Tahiri.

Njëkohësisht, tha ai, “mirëprita angazhimim e shoqërisë civile, për kontributin e tyre me ndihmë profesionale”. /Gazeta Sinjali/