image Tahiri kërkon nga Qeveria e Kosovës të blihen patatet e Vushtrrisë si rezervë shtetërore

Kosovë

Letër/ Tahiri kërkon nga Qeveria e Kosovës të blihen patatet e Vushtrrisë si rezervë shtetërore

news image

Kultivuesit e patates në Vushtrri, tani në kohë të pandemisë, po përballen me probleme të mëdha, pasi nuk po arrijnë t’i shesin patetet nëpër tregje.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka shkruar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafa, për t’i blerë kulturat bujqësore të kësaj komune për rezerva shtetërore, në mënyrë që pastaj t’i shpërndajnë nëpër komunat e Kosovës si pako ushqimore.

Përmes kësaj letre, Tahiri ka bërë të ditur se nëse këto kultura bujqësore nuk blihen si rezervë shtetërore, atëherë rrezikojnë të kalben, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për bujqit.

Sipas Tahirit, kjo do t’i ndihmonte shumë bujqit e Kosovës në këtë kohë pandemie./Gazeta Sinjali/