image Deklarata e Tahirit: LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së, e nuk do të jetë as i VV-së - Sinjali

Deklarata e Tahirit: LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së, e nuk do të jetë as i VV-së

news image

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se LDK po luan rolin e opozitës konstruktive në Kuvendin e Kosovës. 

Tahiri ka thënë se LDK po reformohet dhe se tani po bën rol konstruktiv në politikën e Kosovës duke u larguar nga e vjetra. 

LDK mori pjesë në votimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Analistët në studio thonë se LDK po tregohet si patericë e VV-së, e cila ka shumicën në Kuvend. 

Megjithatë, Tahiri tha se LDK nuk luan rolin mbështetës asnjëherë ndaj asnjë qeverie. 

“LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së, e s’do të jetë as i VV-së”, ka thënë Tahiri në t7. 

“Kur është në pyetje sovraniteti, ne do të përkrahim mbrojtjen e saj”, shtoi ai. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin