image Tahiri: Jam në kontakt me kryeministrin, shpresoj të kemi lajme të mira nga Washingtoni

Politikë

Tahiri: Jam në kontakt me kryeministrin, shpresoj të kemi lajme të mira nga Washingtoni

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se delegacioni i Kosovësi cili ndodhet në Washington për takimin e 4 shtatorit me Serbinë, është unik dhe mjaft i përgatitur.

Tahiri ka thënë se delegacioni është gati për këtë takim, ndërsa ka shtuar se shpreson që nga Shtëpia e Bardhë të vijnë lajme të mira.

“Takimi në Washington ndodh në Shtëpinë e Bardhë, ndodh te një shtet mik që ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe vendit tonë. Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe delegacionin. Delegacioni ka qenë plotësisht unik, është gati për këtë takim. Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”, tha ai.

Tahiri këto komente i ka bërë pas vizitës që e zhvilloi në Komunën e Ferizajt. /Gazeta Sinjali