Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i cili tha se ka politikanë në Serbi e Kosovë që dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se veriu nuk mbrohet me fjalë por me vepra.
““Veriu nuk mbrohet me fjalë nga zyrat e qeverisë si po bënë Kurti. Duhet shkuar atje. Në kohën tonë të qeverisjes e mbrojtëm me vepra, e integruam, shtrijmë sovranitetin e Kosovës, shkuam atje, vendosëm kufirin, kaluam urën e Ibrit, hoqem strukturat paralele serbe, etj”, ka shkruar Tahiri.