image Tahiri i PDK-së: Të dakordohemi për një datë që kuvendi të shpërbëhet

Politikë

Tahiri i PDK-së: Të dakordohemi për një datë që kuvendi të shpërbëhet

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që partitë politike të ulen dhe të vendosin për një datë për ta shpërbërë legjislaturën e fundit të kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri hodhi akuza mbi qeverinë aktuale dhe atë të kaluar dhe tha se kjo legjislaturë është jofunksionale.

“‘Koalicioni i Shpresës’ solli degradimin më të madh që ka mundur me e pa shoqëria jonë, si në ekonomi, shëndetësi, etj. Është viti që shoqëria jonë po e rrënon arsimin në këtë gjendje pandemie, ky është rezultati i 6 tetorit, i ‘Koalicionit të Shpresës’”.

Sipas tij, koalicioni qeverisës që nga formimi nuk ka arritur të mbledh më shumë se 35 deputetë.

“Sot po pretendojnë se po qeverisin në një koalicion, i cili asnjëherë nuk po arrin t’i ketë më shumë se 35 deputetë të pranishëm në këtë sallë. Këtë vetëm qeverisje nuk mund ta quaj”.

“Është koha të ulemi dhe të dakordohemi për një datë që ky kuvend të shpërbëhet. Ky kuvend është jofunksional. Të mblidhemi bashkë dhe ta shpëtojmë këtë shoqëri nga degradimet që po i bëhen”, deklaroi Tahiri./Gazeta Sinjali/