image Tahiri i kërkon Kurtit të tregojë pse e la të lirë Radojçiqin

Politikë

Tahiri i kërkon Kurtit të tregojë pse e la të lirë Radojçiqin

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri ka folur pas konferencë së sotme për media të kryeministrit Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë atë gjatë sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë.

“Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellë në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, Kurti po vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, teksa në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar.

Ndryshe, kryeministri Kurti sot ka dhënë detaje për përgatitjet e strukturave terroriste dhe paramilitare serbe, për sulme tjera në Kosovë, duke thënë se ato kanë lidhje direkte me strukturat e shtetit të Serbisë.

/GazetaSinjali/