image Tahiri: Është koha t'i kthehemi interesave të qytetarëve dhe të jemi më të përgjegjshëm - Sinjali

Tahiri: Është koha t’i kthehemi interesave të qytetarëve dhe të jemi më të përgjegjshëm

news image

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas debatit të sotëm në Kuvend të Kosovës, që në mungesë të kourumit dështoi miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Tahiri tha se duhet të jemi të qartë për obligimet që duhet marrë para qytetarëve të Kosovës sepse sipas tij me këtë qasje dobësohet krebiliteti negociues i Kosovës kundrejt intitucioneve financiare ndërkombëtare, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje Tahiri ka theksuar se tani është koha t’i kthehemi interesit publik e qytetar dhe të jemi më të përgjegjshëm karshi sfidave.

“E kuptoj shumë mire politikën ditore, por është koha e fundit t’i kthehemi interesit publik e qytetar, të jemi më pragmatik e më të përgjegjshëm karshi sfidave. Debati duhet t’i shërbejë zgjidhjeve dhe konsensusit, dhe assesi përplasjeve e problemeve ngatërrestare pa fund”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta Sinjali/

Sa i përket debatit të sotshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës me duhet të them se si vend duhet të jemi të qartë…

Gepostet von Besnik Tahiri am Dienstag, 23. Juni 2020


Shpërndaje artikullin