Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka emëruar ekipin e ri të ekzekutivit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim vjen pasi javë më parë Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë prishur koalicionin në komunën e Vushtrrisë.
“Sot kam emëruar ekipin e ri në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë”, shkroi Tahiri.
1. Z. Afrim Namani – Nënkryetar i Komunës
2. Znj. Ragbete Krasniqi Melenica, Drejtoreshë e Arsimit,
3. Znj. Arta Ismajli – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport. Znj Ismajli cila vjen nga Shoqëria Civile dhe me përvojë të gjatë në jetën publike në Vushtrri, do të shërbejë si përfaqësuese e shoqërisë civile në ekzekutivin komunal,
4. Znj. Edona Gashi, Drejtoreshë e Administratës,
5. Z. Shkëlzen Xhaferi, Drejtor i Shërbimeve Publike,
6. Z. Enis Maxhuni, Drejtor për Emergjenca dhe Shpëtim,
7. Z. Kujtim Pllana, Drejtor për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural./Gazeta Sinjali/