image Tahiri: Deputetët s'do të bëhen hetues, do të hetohet edhe mbledhja online e Qeverisë për rezervat shtetërore

Politikë

Tahiri: Deputetët s’do të bëhen hetues, do të hetohet edhe mbledhja online e Qeverisë për rezervat shtetërore

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka treguar se pse është i nevojshëm themelimi i komisionit parlamentar për rezervat shtetërore.

Duke i kundërshtuar pretendimet e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ai ka thënë se deputet nuk do të bëhen hetues në këtë proces.

Ai ka thënë se do të hetohet edhe mbledhja online e Qeverisë ku është vendosur për rezervat shtetërore.

“Ne nuk po kërkojmë me u bo hetues. Ne po kërkojmë ta përfundojmë mandatin tonë si deputet. Kam hyrë e kam bërë një hulumtim dhe e shihni mbledhjen e qeverisë. E keni vetëm një vendim. Siç duket ka qenë vetëm mbledhje online. Ka shumë çështje politike që kanë dërgu deri te marrja e këtij vendimi. Nga të dhënat në Komisionin hetimor për energjinë patëm edhe arrestime. Ato proces verbale të komisionit hetimor ju kanë shërby prokurorisë”, ka thënë Tahiri.

/GazetaSinjali/