image Tahiri del nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Do të jetë një javë e ngjeshur

Politikë

Tahiri del nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Do të jetë një javë e ngjeshur

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka dalë i pari nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe ka folur për javën e ngjeshur që tha se na pret me seanca parlamentare.

Tahiri njoftoi se sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Edhe ditëve pasuese deputetët do të mblidhen në Kuvend për seanca të tjera.

“Do të jetë një javë e ngjeshur me seanca parlamentare, duke filluar nga sot me një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatojmë për energjinë, temën më të rëndësishme për momentin për qytetarët e Kosovës. Pastaj do të ketë vazhdim të pikave të rendit të ditës të mërkurën dhe pastaj do të jetë edhe një seancë tjetër të enjten, e thirrur nga opozita, e nënshkruar nga LDK-ja për menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të tjera./GazetaSinjali/