image Tabloidët britanikë: Princi Philip ka vdekur, por mbretëresha Elizabeth po detyrohet të heshtë

Botë

Koronavirusi/ Tabloidët britanikë: Princi Philip ka vdekur, por mbretëresha Elizabeth po detyrohet të heshtë

news image

“Princi Philip ka vdekur dhe Mbretëresha Elizabeth po detyrohet që të heshtë pasi funerali i tij nuk mund të mbahej për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga Covid-19”. Këto janë disa nga thashethemet që qarkullojnë në gazetat britanike, në një kohë kur ende nuk ka asnjë konfirmim nga Pallati Mbretëror.

Teoria e shkruar nga tabloidët britanikë, po qarkullon edhe në rrjetet sociale. Ka nga ata që e gjykojnë një lajm të rremë dhe nga ata thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e Mbretëreshës, shkruan ‘Huffington post’.

Princ Philip, 98 vjeç, si të gjithë të moshuarit e moshës së tij, është veçanërisht i ekspozuar ndaj kërcënimit të COVID-19 (i rënduar tani nga fakti se djali i tij Charles gjithashtu rezultoi pozitiv).

Në vjeshtë, ai gjithashtu kishte probleme shëndetësore – ndoshta për shkak të një gripi të fortë – dhe u shtrua në spital në dhjetor. Hipoteza që qarkullonte mes gazetave britanike është se princi ka vdekur gjatë këtyre ditëve dhe se Mbretëresha Elizabeth, bashkë me familjen mbrëtërore, kanë zgjedhur që të heshtin për të mos dhënë lajmin.

Sipas tabloidit britanik ‘Express’, dispozitat për funeralin e Princit Philip janë vendosur kohë më parë, por ditët e fundit bashkëshortja e tij kishte bërë disa kërkesa të reja. Rituali i varrimit duhet të mbahet në prani të familjes, miqve dhe krerëve të shteteve të vendeve të pallatit Commonwealth, të cilët do të mblidhen rreth arkivolit në kishën e Shën Gjergjit në Kalanë Windsor, në stilin e një funerali ushtarak anglez. Dhe jo vetëm kaq, por 98-vjeçari do të dëshironte të varrosej në kopshtet e Frogmore, në parkun e Kalasë së Windsor, ku prehen tashmë eshtrat e Mbretëreshës Victoria dhe Princi Albert, dhe jo në kapelën e Westminster, ku janë varrosur shumë anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore.

Nëse Princi Philip vdes para Mbretëreshës Elizabeth II, protokolli mbretëror parashikon që kjo e fundit të mbajë një periudhë tetë ditore zie. /Gazeta Sinjali/