image Szunyog: T’i lidhim duart për t’i përkrahur fëmijët me aftësi të kufizuara

Sociale

Szunyog: T’i lidhim duart për t’i përkrahur fëmijët me aftësi të kufizuara

news image

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se duhet bërë më tepër si shoqëri për t’i përkrahur fëmijët që janë me aftësi të kufizuara.

“Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që ju nevojiten, të gjithë ne duhet të bëjmë më tepër për t’i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, ka shkruar ai në Twitter.

“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pra në këtë ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i lidhim duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët”.

Ndryshe, 3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në mbarë botën.

Kjo ditë festohet për të nxjerrë në pah çështjet që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe për të mbrojtur mirëqenien, dinjitetin dhe të drejtat themelore të tyre. Po ashtu për të inkurajuar rritjen e asimilimit të personave me aftësi të kufizuara në aspektet socio-politike, ekonomike dhe kulturore të jetës.

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, këtë vit, është “Zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës: roli i inovacionit në nxitjen e një bote të aksesueshme dhe të barabartë”. Festimi i vitit 2022 do të fokusohet në nevojën për zgjidhje inovative për të ndihmuar në krijimin e një modeli zhvillimor gjithëpërfshirës për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara, transmeton Klankosova.tv

Në vitin 1976, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli vitin 1981 si Viti Ndërkombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara.

Më 6 shkurt 1981, presidenti amerikan Ronal Reagan bëri të njëjtën gjë. Më pas OKB-ja shpalli 1983-1992 si dekadën e personave me aftësi të kufizuara. Miratimi i 3 dhjetorit si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ndodhi gjatë mbledhjes plenare të 37-të të OKB-së, më 4 tetor 1992.

/GazetaSinjali/