image Szunyog: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë

Sociale

Szunyog: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë

news image

Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vërshimeve të mëdha që ndodhën mbrëmë në qytetin e Pejës, ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona.

Ai ka ngushëlluar familjen për humbjen e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar lëndim të shpejtë.

‘’I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe shërim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reagimet e para, policinë dhe FSK-në’’ tha ambasadori.

/GazetaSinjali/