image Szunyog përgëzon Kosovën pas ngritjes në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Kosovë

Szunyog përgëzon Kosovën pas ngritjes në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

news image

Ambasadori i BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog ka lavdëruar Kosovën pas ngritjes në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ende ka punë për të bërë në të ardhmen.

“Urime për Kosovën, e cila është ngritur për 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Shumë punë ende përpara. Bashkimi Evropian e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, ka thënë Szunyog.

Kosova është vlerësuar me 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, duke shënuar kështu përparim të lehtë. /GazetaSinjali/