image Synimet për hyrje në NATO, Rusia ia ndërpren rrymën Finlandës

Botë

Synimet për hyrje në NATO, Rusia ia ndërpren rrymën Finlandës

news image

Raportohet se Rusia ka ndërprerë energjinë elektrike në Finlandë.

Është në zero për momentin”, tha një menaxher i lartë në rrjetin kombëtar të Finlandës për agjencinë e lajmeve AFP.

Të dyja palët kishin paralajmëruar të premten se ndërprerja do të ndodhte sepse kompania ruse e energjisë që e furnizonte atë nuk po paguhej, shkruan BBC.

RAO Nordic – një degë e një kompanie ruse të energjisë – ka blerë energji elektrike nga tregu rus dhe e dërgon atë në Finlandë prej vitesh, duke e shitur atë.

Kompania thotë se nuk është paguar për energjinë e shitur që nga 6 maji dhe se për këtë arsye është duke tërhequr e ndalur rrymën.

Nuk është e qartë nëse këto çështje pagesash lidhen me synimin e Finlandës për të aplikuar për t’u anëtarësuar me NATO-n, gjë për të cilën Rusia ka kërcënuar se do të ketë pasoja.

Sido që të jetë, operatori kombëtar i energjisë elektrike Fingrid thotë se furnizimet nuk janë në rrezik dhe vendi do të rrisë prodhimin e tij derisa në vend të kësaj do të blejë më shumë energji nga Suedia.

/GazetaSinjali/