Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për mosbashkëpunim për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Syla përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se e ka telefonuar mbi dhjetëra herë Vitinë, por që ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin, transmeton Gazeta Sinjali.
“Me shkas, TURP. Po reagoj kështu në cilësinë e përfaqësuesit të punëtorëve shëndetësor dhe si prind, si rezultat i mos përgjigjes nga ana e Ministrit te shëndetësisë të cilin e kam telefonuar mbi dhjetë herë, për të bashkëpunuar rreth ruajtjes së shëndetit të popullatës. TURP. As që e kanë idenë se çka është PANDEMIA….”, ka shkruar fillimisht ai.
Më tej, sipas Sylës në këtë situatë janë krijuar grupe politike në vend se të jenë kuadro që dijnë si të menaxhojnë mirë gjendjen e krijuar.
“Kanë krijuar grupe politike në vend se aty të jenë kuadro që dijnë të menagjojnë mirë gjendjen, si për shembull Pr.Dr. Naser Ramadani, bartës i të gjitha proceseve deri më tani ne lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Blerim Sylës në Facebook:
“Me shkas, TURP. -Po reagoj kështu në cilësinë e përfaqësuesit të punëtorëve shëndetësor dhe si prind, si rezultat i mos përgjigjes nga ana e Ministrit te shëndetësis të cilin e kam telefonuar mbi dhjetë herë, për të bashkëpunuar rreth ruajtjes së shëndetit të popullatës. TURP. As që e kanë idenë se cka është PANDEMIA…. Kanë krijuar grupe politike në vend se aty të jenë kuadro që dijnë të menagjojnë mirë gjendjen, si për shembull Pr.Dr. Naser Ramadani, bartës i të gjitha proceseve deri më tani ne lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë. Në anën tjetër pa dashur të jem vet protagonist, unë si perfaqësues i punëtorëve shëndetsor duhet të kujdesem për shëndetin dhe sigurinë e tyre, dhe poashtu as unë në këtë cilësi nuk jam i ftuar.. Të nderuar qytetarë te Republikës së Kosovës, pasi që paskemi “doktor” dhe “infermier” në qeveri atëherë ndihmën duhet ta kërkoni tek ata dhe jo tek personeli mjekësor. Me këtë akt te kësaj qeverije po tregojmë se ne edhe sëmundjen edhe vdekjen e politizojmë. Mbetshi me shendet. Me respekt Dr. Blerim Syla…. P.s.: Dhe në fund cka po ju merr mendja, ju POPULL i dashur dhe Avokati i Populli, si po ja bëjmë me ligjin e pagave? Pse duhet te vjen semundja dhe vdekja, qe ta dime rolin mjekut dhe infermierit? POR MEGJITHATË NE MBETEMI TE BETIMI I HIPOKRATIT, e juve politikanëve prapë TURP.”
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se masat për parandalimin e koronavirusit janë marrë dhe se do t’u dërgohen informacione për mbrojtje në spitale e shtëpi shëndeti./Gazeta Sinjali/