image Sveçla: Vendimi për targat është legjitim

Politikë

Sveçla: Vendimi për targat është legjitim

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se vendimi për targat e përkohshme për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë është legjitim.

Në konferencë për media, Sveçla tha se janë duke u përhapur dezinformata dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Kosovë.

Pas vendimit legjitim të Qeverisë së Kosovës për targat të regjistruara nga strukturat paralele e të mbështetura nga strukturat e Serbisë, ata tashmë janë duke përhapur dezinformata dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Kosovë”, tha Sveçla.

“Deri tani kemi mbi 9 mijë targa të përkohshme të lëshuara.  Sot pas mesnate nga një akt kriminal me elemente terroriste nga persona të dyshuar është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok. Përafërisht në të njëjtën kohë janë hudhur edhe dy bomba dore në qendrën e regjistrimit në Zveçan, Hetimet nga PK-ja janë duke e hetuar rastin dhe ne presim rezultate të shpejta nga këto hetime. Siç u theksua më herët dy rrugët që qojnë për në pikën Bërnjak e Jarinje janë të bllokuar për vetura e autobusë dhe në to janë duke marrë pjesë një numër i vogël i qytetarëve tanë që banojnë në pjesën veriore të Kosovës”, tha Sveçla.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim që të mos bijnë pre e provokime të ndryshme.

“MPB ju bëjnë me dije se është garant i veprimeve sovrane të Qeverisë së Kosovës dhe pavarësisht tendencave për manipulim të opinionit ato nuk do të ndikojnë në asnjë mënyrë në zbatimin e vendime që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim të mos bijnë pre e provokime të ndryshme”, tha Sveçla.

/GazetaSinjali/