image Sveçla-Veliut: E more Agim, plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash - Sinjali

Sveçla-Veliut: E more Agim, plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash

news image

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, njëherësh anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj ministrit të MPB-së, Agim Veliut, pasi ky i fundit tha se “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heq plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë, Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka shkruar duke ia kthyer Veliut se “Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash”.

“Nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia. PLAN-i mori fund, porsi PAN-i. E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin