image Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të kthehen në Kosovë

Sociale

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të kthehen në Kosovë

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka njoftuar për gjendjen e të aksidentuarve në Kroaci.

Ai ka thënë se shumica e të aksidentuarve janë në gjendje të mirë, përfshirë edhe pacienten që është në spitalin e Zagrebit.

“Shumica prej të lënduarve janë në gjendje të mirë. Edhe pacientja që është në spitalin e Zagrebit është në gjendje më të mirë dhe ajo që në fillim është dyshuar për thyerje të boshtit kurrizor nuk ka rezultuar e saktë”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Sveçla thotë se sot është realizuar autopsia për pesë viktima të kësaj tragjedie, derisa sipas tij nesër pritet të realizohet autopsia e pesë personave tjerë.

Tutje ai ka shtuar se shumica nga të lënduarit duan të kthehen në Kosovë, kurse vetë një pjesë e vogël duan të shkojnë në Gjermani.

Sipas tij ekziston mundësia që nesër të kthehen në Kosovë trupat e personave që kanë humbur jetën në fatkeqësi.

Jemi duku punuar që të angazhojmë një aeroplan për të kthyer bashkatdhetarët që kanë shpëtuar pa lëndime pasi shumica prej tyre duan të vijnë në Kosovë. Unë kam takuar të gjithë dhe shumica prej tyre dëshirojnë të vijnë në Kosovë. Një pjesë e vogël kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në Gjermani edhe falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane në Kroaci. 13 bashkëkombës tonë kanë nënshtetësi gjermane, derisa njëri prej tyre tashmë ka humbur jetën”, tha ndër të tjera Xhelal Sveçla./Gazeta Sinjali/