Një ditë pas aksionit policor në veri, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Leposaviq, ku ka takuar kryetarin e komunës, Lulzim Hetemi.
Pas takimit, ministri Sveçla u deklarua për media ku u shpreh se kryetarit Hetemi i ka ofruar mbështetje dhe se me të janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim.
“I dëshirova punë të mbarë, shpreha mbështetjen tonë dhe u pajtuam që të gjitha institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do t’i tejkalojmë”, tha Sveçla.
I pyetur se a do të vazhdojë Policia e Kosovës të qëndrojë para objekteve të komunave, Sveçla tha se Policia është e Kosovës dhe se kjo pjesë e vendit është Republikë e Kosovës.
“Policia e Kosovës është Polici e Kosovës, këtu është Republikë e Kosovës“, tha ai.