image Sveçla shkon në Veri: Policia po i përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë

Siguri

Sveçla shkon në Veri: Policia po i përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar paraditen e sotme pikën kufitare në Bërnjak.

I buzëqeshur dhe i rrethuar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, Sveçla ka thënë se gjithë Policët janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim” shkruan Sveçla në njoftim.

Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të…

Posted by Xhelal Sveçla on Sunday, November 6, 2022

/GazetaSinjali/