image Sveçla pyetet për punësimin e motrës: “Ne po flasim për sulm terrorist e ju mirreni me budallallëqe të tilla”

Politikë

Sveçla pyetet për punësimin e motrës: “Ne po flasim për sulm terrorist e ju mirreni me budallallëqe të tilla”

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pyetur për raportimet lidhur me punësimin e motrës së tij, Magbule Hysenit, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media që u mbajt lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, Sveçla e ka cilësuar “budallallëk”, pyetjen e gazetares lidhur me këto raportime.

“Ne po flasim për një sulm terrorist e ju mirreni me budallallëqe të tilla”, ia ktheu ai.

/GazetaSinjali/