image Sveçla publikon një dokument si dëshmi që Serbia kishte lidhje zyrtare me grupin terrorist

Siguri

Sveçla publikon një dokument si dëshmi që Serbia kishte lidhje zyrtare me grupin terrorist

news image

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar edhe një dokument dëshmi tjetër të grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sveçla ka postuar një dokument që sipas tij është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit“, ka shkruar Sveçla.

Sipas Sveçlës, tashmë me fakte e dokumente të pakontestueshme, shteti i Serbisë po mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht e logjistikisht.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, ka përfunduar Sveçla.

/GazetaSinjali/