Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat sipas tij janë në dobi të rajonit dhe më gjerë.
Sveçla, derisa ka marrë pjesë në takimin e ministrave në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, ka thënë se për të ishte kënaqësi e madhe që ishte i pranishëm.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor, si dhe do të drejtohet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kosovo is committed to push forward the initiatives under the Berlin Process Framework in the benefit of the region and beyond. Fighting organized crime and corruption, illegal migration and terrorism remains priority for our government. 2/2#berlinprocess pic.twitter.com/C4KoTX4fkn
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) October 20, 2022